EndratShqiptare.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


BERATI FOREVER
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 BERATI dhe Si Mund Te Arrini Ne Berat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cent
Administrator I Forumit
Administrator I Forumit
cent


Numri i postimeve : 15
Age : 39
Vendodhja : Aty Ku Ka Tym
Registration date : 08/06/2008

BERATI dhe Si Mund Te Arrini Ne Berat Empty
MesazhTitulli: BERATI dhe Si Mund Te Arrini Ne Berat   BERATI dhe Si Mund Te Arrini Ne Berat EmptyMon Jun 09, 2008 10:10 am

BERATI

Berati eshte nje nga qytet me te lashta te Shqiperise. Se shpejti ky qytet do te perfshihet ne listen e trashegimise boterore te UNESCO.
Ai identifikohet si qyteti me nje histori 2500 vjecare, qyteti i nje mbi nje dritareve, qyteti ku natyra ka qene mjaft bujare.
Qyteti i Beratit ėshtė ngritur fillimisht si kėshtjellė, mbi nje koder me lartėsi 187 m mbi nivelin e detit, nė krahun e djathtė tė lumit Osum,.,
Ai ndodhet 120 km larg kryeqytetit – Tiranė, 92 km larg Durrėsit dhe 85 km larg Vlorės. Berati me anė tė largėsive 40-50 km komunikon direkt me 6 rrethe tė vendit: Lushnje, Fier, Memaliaj, Kėlcyrė, Ēorovodė, Kuēovė Elbasan .
Aktualisht Berati ka vetėm njė dalje me rrugė kombėtare, atė qė e lidh me Lushnjen e qė prej aty degėzohet pėr Fier-Vlorė dhe Durrės-Tiranė.
Nė mjedisin natyror tė Beratit dallohen: mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai i Shpiragut (Perėndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricės. Malin e Tomorit, njė zonė prej 4.000 Ha ėshtė shpallur Park Kombėtar. Pėr nga numri i vizitorėve ai renditet i dyti nė vend, pas Parkut Kombėtar tė Dajtit.

SI MUND TE ARRINI NE BERAT
Ne Berat mund te arrish me automjete nga te gjithe qytetet e Shqiperise. Nese keni vete makine atehere mjafton te merrni autostraden Tirane-Durres dhe me pas te vazhdoni per ne Lushnje dhe ne degezimin e saj fier-Vlore te merni rrugen per ne Berat.
Nese nuk keni automjetin tuaj atehere mund te perdorni shume mire linjat e autobuzave dhe te mikrobuzave te cilet nisen cdo 30 min nga fabrika e birres ne Tirane. Bileta kushton vetem 300 L per autobuzin dhe 350L per mikrobuzin.

KLIMA
Berati ka nje klime te bute me dimer te lagesht dhe vere te nxehte. Ai mund te vizitohet cdo kohe por ne menyre qe te shikoni nje natyre magjepese ju keshillohet qe ta vizitoni ne periudhen e vjeshtes ose te pranveres.

AKOMODIMI DHE KUZHINA
Ne qendren e Beratit jane hapur shume hotele dhe restorante, te cilet ofrojne nje menu te pasur te kuzhines shqiptare dhe te huaj ( kuzhine greke, italiane etj). Sherbimi i akomodimit dhe restoranterise ofrohet dhe ne periferi ne vende te qeta dhe ne mes te gjelberimit. Kompleksi turistik “Castle Park” ndodhet vetem 1.5 km larg ures se Gorices Berat. Ai ofron pervec akomodimit ne hotel dhe shtepiza prej druri familjare. Me shume informacione per hotelet, tarifat, rezervimin e tyre mund ta gjeni dhe ne adresen www.albania-hotel.com

CFARE MUND TE VIZITONI NE BERAT?
· Kalane e Beratit, aty kane ekzistuar rreth 42 kisha nder te cilat pak kane mberritur ne ditet tona. Ne keto kisha ekzistojne afresket me te bukura te punuara nga Onufri dhe biri i tij Nikolla te periudhes bizantine. Permendim: Shėn Meri Vllaherna, Shėn Triadha, kisha e Shen Mihalit ne ane te kodres jashte mureve te Kalase. .Ne kala gjenden gjithashtu dy xhami xhamia e kuqe dhe xhamia e bardhe. Posht ne qytet mund te vizitoni gjithashtu dhe xhamine e Plumbit nje nga me te vjetrat dhe me e madhja e ketij lloji ne Shqiperi. Ne lagjen Mangalem ndodhet dhe xhamia e Beqarit, e cila harmonizohet shume bukur me lagjen dhe ndertesat. Xhamia Mbret e cila ndodhet ne qender te qytetit sabashku me Teqene e Helvetive dhe ate te Shen Qerimit. Mos u largoni nga kalaja pa vizituar muzeun e Onufrit, i vendosur ne kishen e Shen Merise se Fjetur. Ne kete muze ndodhen pikturat dhe ikonat e Onufrit te peirudhes Biznatine. Ne muze ndodhet gjithastu Epitafi Gllavenices, nje veper e famshme e artit te shekullit te 14. Ai eshte i gjithe i qendisur me are, argjend dhe mendafsh. Ne te eshte paraqitur Krishti i vdekur me kuroren me gjemba dhe rrethuar nga shkrime greke.
· Ura e Goricės ndodhet mbi lumin Osum, ngrihet 10 m mbi lumė dhe ka 7 harqe.
· Lagja e Mangalemit dhe Lagja e Gorices jane te vendosura perballe njera tjetres ne te dyja anet e Lumit Osum dhe formojne nje kompleks arkitektonik teper harmonik. Shtepite e bardha njera mbi tjetren, rrugica me kalldrem.
· Muzeumet, Muzeu Etnografik perbehet nga dy kate u krijua ne vitin 1979 ne nje kompleks ndertesash teper terheqese ne mes te shtepive banuese (afer kalase). Ne katin e dyte jane rindertuar ambjentet banuese te nje familjeje beratase tipike te mesjetes me dhomen e ndenjes, ate te miqve, te gjumit, kuzhine, banje etj. Kati perdhes ka nje rruge tregu si dhe disa objekte arkeologjike.
· Malin e Tomorrit, ai ndodhet ne lindje te Beratit, eshte parku me i vizituar ne Shqiperi pas malit te Dajtit. Ai eshte rreth 4000 Ha. Ne te ndodhet dhe varri i Abaz Aliut, vend ku cdo vit ne fund te gushtit mblidhen pelegrin nga e gjithe Shqiperia. Ne malin e Tomorrit mund te zhvillohen shume lloj sportesh si ngjitje ne mal, ski, gjueti ne sezonet e pershtatshme, gjithashtu per me te guximshmit dhe sporti i kanotazhi ne kanionet e Osumit. Keto kanione jane me te medhnje ne Shqiperi. Ne muret e tyre te thepisura dhe pingul mund te shikoni ujvare te mbrekullueshme, guva dhe shpella me shume legjenda. Per te vizituar kanionet mund te drejtoheni tek konpleksi turistik “Castle park” i cili oranizon vizita ne to. Gjithashtu mund ti drejtoheni dhe ndonje Beratasi i cili mund te luaj rolin e nje udherrefyesi per ju gjate vizites tek kanionet..
· Shpellat , Vrima e Dragoit. Ndodhet nė tė majtė tė luginės sė Osumit, pak mė sipėr ujėvarės sė burimit tė Bogoves. Ka formėn e njė galerie horizontale. Gjatėsia e kėsaj galerie ėshtė rreth 60 m. Gjatė stinės sė dimrit, kur sasia e reshjeve rritet, ujėrat qė depėrtojnė nė brendėsi tė shkėmbinjve tė malit tė Kulmakut arrijnė nė pellgun e burimit tė Bogovės. Dalja e ketij burimi nuk e pėrballon gjithė sasinė e ujit, ndaj sifoni mbushet dhe uji rrjedh pėrgjatė galerisė sė sipėrme dhe del me trysni nė Vrimėn e Dragoit, ashtu si nė legjendė qė Dragoi nxjerr flakė nga goja. Ka mjaft raste kur sė bashku me ujin dalin edhe fruta tė egra tė pyllit. Per te vizituar kete vend duhet te ndiqni rrugėn Berat - Ēorovodė deri nė Bogovė, nga ku merret rruga kėmbėsore.Shpella e Kapinoves. Ndodhet nė afėrsi tė fshatit Kapinove, 120 m mbi nivelin e detit. Eshte e gjatė 300 metra, e gjerė deri nė 25 m. dhe e lartė 15 m.. Shpella ka disa galeri me konkrecione tė shumta. Ka vlera te shumta kulturore. Per te shkuar ajte mund te ndiqni rrugen automobilistike Berat - Kapinove. Shpella e Pirro Goshit Ndodhet nė shpatin e djathtė tė kanionit tė Gradecit, nė lartėsinė 500 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellė ėshtė mė e madhja dhe mė interesantia deri tani nė rrethin e Skraparit. Hyrja e saj mbresėlėnėse ndodhet pranė kanionit tė ndėrtuar nga shkėmbinj gėlqerorė tė kretės. Ajo ėshtė 1252 m e gjatė, 30 m e gjerė, rreth 5 m e lartė. Rruga pėr nė brendėsi tė shpellės vazhdon me njė ngjitje tė vogėl drejt veriut me ngushtime, zgjerime, salla tė mėdha dhe galeri tė ngushta. Pėr tė vizituar kėtė shpellė duhet ndjekur rruga automobilistike Ēorovodė – Gradec, deri tek gurorja e furrave tė gėlqeres. Mė pas rruga kėmbėsore pėr pak minuta tė ēon nė hyrjen e shpellės, e cila mund tė bėhet e vizitueshme nga njerėz tė profesioneve dhe moshave tė ndryshme.



KESHILLA
Do tju rekomandonim qe te rezervoni me shume se nje dite per te pare dhe shijuar te gjithe mbrekullite e Beratit. Te mos lini pa provuar kuzhinen tradicionale dhe ate te huaj ne ambjentet e “Castle Park”, vend ku shijoni menune e pasur nen shushurimat e pemeve te pyllit dhe kenges se bukur te bilbilit. Gjithashtu ne fshatin e Bogoves pervec natyres se qete dhe mbreslenese mund te drekoni le restorante te shumta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.EndratShqiptare.CoM
 
BERATI dhe Si Mund Te Arrini Ne Berat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pershendetje Berati
» Materials For Berati City

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EndratShqiptare.CoM :: Rreth Beratit-
Kėrce tek: