EndratShqiptare.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


BERATI FOREVER
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 I K O N O G R A F I A

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BeRaTsi_MiZeRje
Antar i Forumit
Antar i Forumit
BeRaTsi_MiZeRje


Numri i postimeve : 22
Age : 35
Registration date : 10/06/2008

I K O N O G R A F I A Empty
MesazhTitulli: I K O N O G R A F I A   I K O N O G R A F I A EmptyWed Jun 11, 2008 1:03 pm

Qyteti i Beratit i favorizuar nga pozicioni i gjeografik dhe begatia e zonės pėrreth zhvilloi njė jetė tė pandėrprerė qytetare, qė nga themelimi (shek IV-III) deri nė ditėt tona. Shkėlqimet e periudhave historike reniet nė errėsirat e gjata nuk mund tė zbehin rėndėsinė e tij nė periudha tė ndryshme dhe ndikimi qė pati nė jetėn politike, ekonomike dhe kulturore.

Qėndėr peshkopale nėn vartėsi tė kryepeshkopatave tė Durrėsit dhe Ohrit, nė shek e XVII fiton mėvetėsinė duke mbajtur lidhjet direkt me Patrikanėn e Stambollit, “Mitropolia e Shenjtė” e Beratit u bė njė qendėr e rėndėsishme e prodhimtarisė dhe e ruajtjes sė vlerave tė rėndėsishme tė pikturės bizantine dhe pasbizantine tė cilat tė mbritura deri nė ditėt tona pėrbėjnė thesare tė rėndėsishmė tė kulturės kombėtare.
Nga periudha bizantine (shek. VI) trashėgohen disa elemente arkitektonikė tė ripėrdorur nė kishat e mėvonshme (shek XVI),por kodikėt e famshme tė ruajtur nė bibliotekėn e Mitropolisė, Codex Purpureus Beratinus (kodiku i purpurt i shek. VI) dhe Codex Arueus Anthimi (kodiku i artė i shek IX), Epitafi i Gllavenicės (shek. XIII) dhe pikturat e periudhės paleologe tė kishės sė shėn Triadhės (shek XIV) dėshmojnė pėr rėndėsinė e qytetit dhe kualitetet kulturore dhe artistike qė ai grumbulloi. Kėto vlera, minaturat e kodikėve pikturat anonime tė kishave tė shek XIV ikonat e realizuara kėtu apo tė sjella nga qendra tė tjera patėn njė ndikim tek piktorėt pasbizantin tė shek XVI tė cilėt paraqesin tipare relativisht tė dallueshme dhe zhvillim unik duke realizuar vepra tė rėndėsishme e vlera artistike tė dorės sė parė.

Qyteti i Beratit nė hartėn e perandorisė rėnditej nė periferi, nė kufirin ku presioni i qėndrės ishte i zbehtė dhe ndikimi i kishės perėndimore nė rivalitet me kulturėn dhe artin e qėndrave periferike. Largėsia nga metropoli favorizonte njė liri nga presioni i pushtetit qėndror dhe kontakte tė atelieve dhe artistėve tė provincės tė cilėt nėpėrmjet fuqisė sė talenti pėrpunuan dhe zhvilluan elemente tė rėndėsishėm. Krijimet e tyre megjithse tradicionalisht ndjekin programet ikonografike bizantine nė to shikohen pėrzjerje tė modeleve paleologe, ndikimesh kretase, elementėsh ikonografike maqedonase, elementesh etnografike vendas edhe influencash me prejardhje perėndimore.
Pėrveē njė numėri artistėsh anonimė nga shek. XIV janė identifikuar emrat e mjeshtėrve mė tė rėndėsishėm tė Historisė se Artit Shqiptar. Onufri ėshtė pėrfaqsuesi mė i rėndėsishėm i pikturės pasbizantine nė trojet shqiptare dhe mė gjėrė. Ai nė krijimtarine e trashėguar paraqitet njė mjeshtėr i rėndėsishėm me profesionalisht i pėrsosur qė mbante dhe funksione kishtare (protopapa Neokastron). Gjeografia e krijimtarisė sė tij pėrfshin njė teritor tė gjerė Ballkani; Shqipėrinė qendrore, Greqinė veri perėndimore, Maqedoninė perėndimore e Rumaninė. Ai pikturon afresket e kishave tė “Apostujve” (1547) dhe Anargjirėve (mbas vitit 1547) nė Kostur, tė kishave tė shėn Nikollės (para vitit 1553) nė Shelcan, tė shėn Epremtes (1553 – 54) nė Valėsh. Atij i atribohen pikturat nė kishat e Shpėrfytyrimit (1535) dhe shėn Nikollės (1535) nė Zercė e Prilep dhe kisha nė manastirin e Moldavicės (1537) nė Moldavi.

Nė Berat ai ka njė pjesė tė rėndėsishėm tė krijimtarisė tė pėrfaqėsuar nga disa fragmente afresku tė realizuar nė kishėn ė shėn Todrit (1547) dhe ikonat e ikonostasit tė kishės sė “Vangjelizmoit” nė kala nė kishėn e shėn Todrit dhe katedralen “Fjetja e shėn Marisė”. Arti i Onufrit shquhet pėr njė ruajtje tė traditės bizantine dhe kundėrvenie ndaj ēdo heretizmi, pėr teknikėn e lartė tė ekzekutimit, elegancėn e vizatimit dhe raportet koloristike mjaft tėrheqėse, etj.
Edhe pse diskutimet pėr prejardhjen e tij vazhdojnė ne do tė referohemi argumentit se mjeshtri tjetėr,Nikollau formua si artist i rėndėsishėm nė atelienė e tė jatit, Onufrit. Si i tillė ai trashėgoi tė njėjtin stil dhe tė njėjtėt modele tė Onufrit. Pėrveēse nė Kurjan dhe nė Arbanas, Bullgari ku ai pikturoi sė bashku me njė mjeshtėr tjetėr tė quajtur Joan, krijimtaria e tij zhvillohet nė Berat ku pikturon Kishėn e shėn Mari Vllahernės, pikturėn murale dhe ikonostasin si dhe ikona tė tjera.
Onufri Qiprioti ėshtė mjeshtri i tretė i madh qė lidhet me artin e tė pikturuarit nė kishat e Beratit. Ai realizon pikturėn murale dhe ikonat e kishės sė shėn Kollit (1591),ikonostasin e kishės sė shėn Kostandinit dhe Helenės dhe shumė ikona nė tė cilat ai shėnon emrin e vetė. Gjithashtu pėrveēse ėshtė zbuluar se edhe “Dyert Mbretėrore” tė ikonostasit tė kishės sė shėn Mari Vllahernės tė pikturuar nga Nikolla janė tė tijat.

Nė teritorin e Mitropolisė sė Shenjte tė Beratit kanė ushtruar veprimtarinė e tyre dhe shumė mjeshtėr tė tjerė nė periudhėn ndėrmjet shek XVI-XIX. Ndėrmjet tyre Kostandin dhe Athanas Zografi shek XVIII tė cilėt realizojnė pikturėn murale tė kishės shėn Kollit nė Ardenicė dhe shumė ikona. Kjo pikturė ndikoi sė tepėrmi nė mjeshtrat e ateliesė e familjes Ēetiri, tė cilėt nė kėtė periudhė punojnė nė atelienė e tyre. Nė kishėn e shėn Kollit, Ardenicė njė mjeshtė tjetėr i shek XVIII realizon ikonat e ikonostasit. Kostandin Shpataraku i cili shfaqet si njė miniaturist i shkėlqyer.

E rėndėsishė nė periudhėn midis shek XVII-XIX ėshtė veprimtaria e ateliesė sė mjeshtėrve tė familjes Ēetiri. Ata realizojnė pikturimin e shumė kishave dhe ikonostaseve nė Berat dhe Myzeqe. Kėta mjeshtra pikturuan nė tė njėjtėn atelie,sė bashku duke e trashėguar mjeshtėrinė nė breza tė tjerė. Piktorėt e kesaj familje kanė qėnė Gjergji dhe Joani, Naumi dhe NikollA. Piktorėt e fundit e kėsaj familje janė Gjergji dhe Prendi me tė cilėt ēfaqen tendecat degraduese nė artin e tė pikturuarit. Mbas tyre veprimtaria ikonografike degjeneron nė veprimtari artizanale tė piktorėve anonim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.BeRaTiLiVe.CoM
 
I K O N O G R A F I A
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EndratShqiptare.CoM :: Rreth Beratit-
Kėrce tek: