EndratShqiptare.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


BERATI FOREVER
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mekati i filmit shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
kasapi[Deni_Nisi]
Antar i Forumit
Antar i Forumit
kasapi[Deni_Nisi]


Numri i postimeve : 10
Vendodhja : Berat
Registration date : 26/09/2008

Mekati i filmit shqiptare Empty
MesazhTitulli: Mekati i filmit shqiptare   Mekati i filmit shqiptare EmptySat Sep 27, 2008 1:56 pm

Tė refuzosh Oskarin
Shqipėria sėrish refuzon shansin pėr tė marrė pjesė nė garėn pėr ēmimet “Oskar”. Nė gjithė historinė e filmit shqiptar, vetėm dy herė kemi qenė prezent nė listė. Me sa duket “Koha e kometės” e Koēit e humbi shansin pėr shkak tė neglizhencės


Shqipėria sėrishrefuzon shansin pėr tė marrė pjesė nė garėn pėr ēmimet “Oskar”. Nė gjithė historinė e filmit shqiptar, vetėm dy herė kemi qenė prezent nė listė. Me sa duket “Koha e kometės” e Koēit e humbi shansin pėr shkak tė neglizhencės dhe provincializmit tė strukturave vendase tė kulturės

U bėnė vite tashmė qė Shqipėria nuk i “begenis” ftesat e Akademisė Amerikane tė Ēmimeve “Oskar”, pėr tė marrė pjesė nė garėn mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare tė filmit. Sado i paktė, prodhimi filmik nuk ka munguar nė Shqipėri. E ndėrsa regjisorėt shfytėzojnė tė gjitha mundėsitė pėr tė promovuar filmat e tyre jashtė vendit e pėr tė marrė pjesė nėpėr festivale ndėrkombėtare, nuk kapet njė nga rastet mė tė mėdha tė promocionit. Ditėve tė fundit diēka qarkullon pėr kėtė ēėshtje. Pėshpėritet pėr futjen e Shqipėrisė nė listėn e hapur ndaj gjithė vendeve tė botės, por ende nuk ka asgjė zyrtare. Pak ditė mė parė, gjatė prezantimit tė filmit tė tij nė Shkodėr, “Koha e kometės”, regjisori Fatmir Koēi, preku kėtė temė, duke u shprehur se Shqipėria duhet tė marrė pjesė nė kėtė ngjarje tė madhe tė filmit, madje ai u shpreh se filmi i tij mund tė jetė njė kandidaturė e mundshme. Dhe kjo jo pa tė drejtė, pasi filmi i Koēit, u shpall si filmi mė i mirė shqiptar nė festivalin e zhvilluar gjatė muajit gusht nė Durrės, mes atyre pak konkurrentėve (“Trishtimi i zonjės Shnajder”, “Mao Ce Dun”, “Sekretet”). Lidhur me kėtė lloj pėrfaqėsimi, drejtori i Qendrės Kombėtare Kinematografike, Xhevdet Feri, thotė se nuk ėshtė kompetencė e institucionit qė ai drejton (!), tė pėrcaktojė filmin qė pėrfaqėson kinemanė shqiptare nė ēmimet “Oskar”. Sipas tij, duke qenė se bėhet fjalė pėr diēka mė tė lartė se marrėdhėnie institucionale, pra shtetėrore, ėshtė pėrgjegjėsi e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė merret me kėtė ēėshtje. Ndėrkaq Feri shton se filmi qė mund tė shkojė atje, duhet medoemos tė plotėsojė disa kritere tė vendosura nga Akademia. Ndėr tė cilat edhe shfaqja pėr publikun e gjerė, jo mė pak se njė javė. (Gjė qė “Koha e Kometės” nuk e pėrmbush).

Sipas kritereve tė Akademisė sė Oaskarit, filmi duhet tė jetė shfaqur pėr publikun, nė vendin e vet, jo mė parė se 1 tetori i vitit 2007 dhe jo mė vonė se 30 shtatori i 2008-ės (nė 35mm ose 70 mm), pėr tė paktėn 7 ditė nė kinema. Gjithashtu filmi nuk duhet tė ketė qenė shfaqur mė parė nė SHBA. Sigurisht gjuha e filmit nuk duhet tė jetė anglishtja, por ėshtė i detyrueshėm subtitrimi i tyre nė kėtė gjuhė. Sipas kėrkesave tė tė zotėve tė shtėpisė, ēdo vend i ftuar, qė merr pjesė duhet tė paraqitet me filmin e konsideruar si mė i miri nga njė komision apo juri. Anėtarėt e kėtij komisioni duhet tė prezantohen nė Akademi, jo mė larg se 1 gushti 2008. Nė paraqitjen zyrtare, pėrveē njė formulari, ku jepen tė gjitha tė dhėnat e filmit, si regjisori, producenti, drejtori i fotografisė, kasti i aktorėve, duhet tė dėrgohet edhe njė sinops i shkurtėr, biografi dhe foto tė regjisorit, postera, gazeta, apo revista qė dėshmojnė pėr shfaqjen e filmit. Tė gjitha kėto duhet tė dėrgohen deri nė orėn 17.00 tė datės 1 tetor 2008. Jemi shumė afėr finishit dhe nė Shqipėri ende nuk ėshtė vendosur asgjė. Duket disi absurde qė institucioni qė “prodhon” (financon) filma, nuk ėshtė angazhuar sikur tė mos ketė tė drejtė tė merret me kėtė ēėshtje. Megjithė faktin se pėr diskutimin e kandidaturave dhe pėrzgjedhjen e pretendentit kryesor, nuk ėshtė diskutuar nė QKK, e pranojnė edhe disa anėtarė tė bordit tė Qendrės. Sipas kryetarit tė bordit, Kiēo Blushi, nė bord, jo vetėm qė nuk ėshtė diskutuar, por as ėshtė dėgjuar tė flitet pėr ndonjė pjesėmarrje tė mundshme nė listėn e gjatė “Oskar”. Kėtė tė pohojnė edhe anėtarė tė tjetėr tė bordit. Qė do tė thotė se edhe kėtė vit Shqipėria do ta refuzojė pjesėmarrjen nė “Oskar”, ashtu si ēuditėrisht ka bėrė pėr vite me radhė, pėr shkak se drejtuesit e prodhimit tė politikave pėr kulturėn nė pėrgjithėsi dhe pėr kinemanė nė veēanti nuk iu dhimbset asnjė shans qė e humbet arti shqiptar pėr shkak tė provincializmit tė kėtyre njerėzve.

Pėr herė tė parė Shqipėria ēoi njė kandidaturė nė listėn e gjatė pėr ēmimin “Oskar” nė vitin 1996, kur gjatė viteve tė diktaturės, as ēohej nėpėr mend njė gjė tė tillė. Filmat tanė nuk mund tė krahasoheshin me prodhimet e vendeve “imperialiste-revizioniste”. Gjatė viteve tė para tė demokracisė, prodhimi ishte shumė i paktė. Duhet tė vinte viti 1996, qė Shqipėria tė ēonte njė kandidaturė tė vetėn nė kategorinė e filmave tė huaj. Ishte filmi “Kolonel Bunker”, me regji tė Kujtim Ēashkut. Pas 5 vitesh Shqipėria duket edhe njė herė nga “anėt” e “Oskarit”, kėtė herė me filmin “Parullat” tė Gjergj Xhuvanit nė vitin 2001. Tė dy kėta filma nuk kanė mundur tė hyjnė nė listėn e ngushtė tė kandidaturave. Prej atėherė, edhe pse “prodhimtaria” filmike ėshtė stabilizuar disi, pak interes ėshtė shfaqur pėr tė marrė pjesė nė kėtė garė tė madhe. Mes 39 vendeve evropiane tė ftuara nga Akademia Amerikane e Ēmimeve mė prestigjioze tė filmografisė botėrore, Shqipėria ėshtė njė ndėr tre shtetet, qė nuk ka paraqitur njė film gjatė kėtyre 6 viteve tė fundit, bashkė me Bjellorusinė dhe Letoninė. Ndėrkohė qė gjatė kėtyre viteve, tė tjera vende tė rajonit, apo mė gjerė, si Greqia, Italia, Maqedonia, apo Zvicra, kanė paraqitur nė kėtė kategori filma mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.endratshqiptare.com
 
Mekati i filmit shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koificentet ne Pikat e basteve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EndratShqiptare.CoM :: Kinematografia dhe televizioni-
Kėrce tek: