EndratShqiptare.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


BERATI FOREVER
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 K O D I K E T

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BeRaTsi_MiZeRje
Antar i Forumit
Antar i Forumit
BeRaTsi_MiZeRje


Numri i postimeve : 22
Age : 34
Registration date : 10/06/2008

K O D I K E T Empty
MesazhTitulli: K O D I K E T   K O D I K E T EmptyWed Jun 11, 2008 1:01 pm

“Kodiku i Purpurt i Beratit”, njė nga variantet mė tė vjetra tė Testamentit tė Ri, ėshtė njė referencė thelbėsore e letėrsisė evangjeliste dhe, mė pėrgjithėsisht, e kulturės kristiane. UNESCO i kushton njė vėmendje tė veēantė ruajtjes sė kėsaj trashėgimie unikale tė zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike dhe liturgjike pėrgjatė historisė botėrore. Ja pse “Kodikėt e Beratit” figurojnė nė regjistrin e veprave mė tė rėndėsishme tė Njerėzimit, tė krijuar nė kuadrin e programit Kujtesa e Botės.
Kėshtu shkruan Koļchiro Matsuura Drejtor i pėrgjithshėm i Unesco-s nė librin “Kodikėt e Shqipėrisė” Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, Tiranė2003.
Studiuesit e huaj ia kanė kushtuar vėmendjen kryesore “Kodikut tė Purpurt tė Beratit” - Codex Purpureus Beratinus F - i njohur gjerėsisht me emrin e shkurtėr “Beratinus”. Nė fakt emrin e Beratit e ka marrė si epinom edhe “Kodiku i Artė i Anthimit”, i cili mbi quhet shpesh “Beratinus-2”. Kjo ka ndodhur jo vetėm pėr faktin se “Beratinus” i takonte njė periudhe shumė tė hershme (i shkruar nė kufijtė e fundmė tė paleokrishtėrimit); jo vetėm sepse pėr njė kohė tė gjatė emri i tij ėshtė lidhur e vazhdon tė lidhet me emrin e Shėn Gjon Gojartit (Joan Chrysostome), njėprej protagonistėve dhe reformatorėve mė tė mėdhenj tė historisė sė krishtėrimit tė hershėm; jo vetėm sepse dorėshkrime si “Beratinus” kanė mbijetuar nė botė mė pak se gishtat e dorės; por, mbi tė gjitha, pėr faktin se, siē e ka vėnė re menēurisht P. Batiffol, nė tekstin e kėtij dorėshkrimi ka herė pas here “shmangie leximi” (“conflate reading”), qė lidhen me karakterin jonormativ tė kėtyre fragmenteve kalimtare. “Beratinus” mori rėndėsi botėrore si njė dorėshkrim i hershėm qė mund tė ndihmonte pėr tė plotėsuar historinė e zhvillimit tė mendimit ungjillor, nėpėrmjet studimeve tė posaēme tė tekstologjisė kritike (“textual criticism”), qė mund tė thuhet se, nė dijen shqiptare, sapo kanė filluar. Nė njė vėshtrim mė tė gjerė kėto studime do tė evidentonin se ēfarė ndodhi nė procesin e kalimit prej fjalės sė shenjtė tek shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor tek predikimi kanonik.
Rėndėsia e “Beratinus-it” u theksua edhe mė nga fakti se nė tipologjinė e tekstit tė tij gjenden gjurmė tė shkrimeve siriake (tė Lindjes) dhe tė Perėndimit njėherėsh. Kėtij mendimi i janė pėrmbajtur shumė dijetarė, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e mė pas Roderic L. Mullen. Kjo e bėn atė njė prej dorėshkrimeve mė tė rėndėsishėm pėr tė krahasuar shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik tė kanonizimit tė shkrimeve tė shenjta nė pėrgjithėsi. Pėr fat tė keq, numri i kodikėve me njohje ndėrkombėtare tė ruajtur nė Shqipėri, duke pėrjashtuar “Kodikun e Artė tė Anthimit” (njė dorėshkrim i rrallė krysografik, nė pergamenė tė purpurt) dhe disa tė tjerė, me gjithė kėtė vėmendje, qė e tejkalon interesin e shkencės vendėse, ėshtė i kufizuar. Tė paktė kanė qenė ata qė kanė bėrė studime duke pasur njohje tė drejtpėrdrejtė pėr kodikėt. Disa tė tjerė kanė shkruar duke pasur si burim jo vetė kodikėt, por studimet mbi to.
Nė Shqipėri dijetari i parė qė ka bėrė tė ditur ekzistencėn e Beratinus-it dhe tė disa kodikėve tė tjerė ka qenė Ilo Mitkė Qafėzezi. Ky qe mė shumė i preokupuar pėr “Kodikun e Kostė Beratit”, nė tė cilin gjendej njė alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk harroi tė pėrmendte pak mė gjerėsisht vlerat e thesarit dorėshkrimor beratas. Me kėtė rast ai krijoi edhe neologjizmin “shkresėdore”, pėr “manuscript” - dorėshkrim, qė nuk pati fat tė mbetej nė gjuhėn aktive.
Sot kodikėt e famshėm ndodhen nė museun Historik Kombėtar nė Tiranė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.BeRaTiLiVe.CoM
 
K O D I K E T
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EndratShqiptare.CoM :: Rreth Beratit-
Kėrce tek: